Tragjedia me 59 viktima në Koçan, kryeministri i RMV nuk jep dorëheqjen
Kryetari i komunës së Koçanit, Lupco Papazov ka dhënë dorëheqjen nga posti pas zjarrit që mori jetët e 59 të rinjve në Koçan. Por kjo është dorëheqja e vetme e një zyrtari në Maqedoninë e Veriut, pasi as kryeministri as ministri i brendshëm nuk e shohin të arsyeshme që të dorëhiqen.
“Unë po e marr të gjithë problemin mbi vete. Nëse unë jam problemi i vetëm në këtë shtet po mbaj përgjegjësi për të gjithë. Nëse kjo është dëshira e disa individëve. Por nuk do tua japim kënaqësinë atyre që kanë bërë krim derisa ti mposhtim. E pastaj do të shkojmë në zgjedhje për të treguar qytetarët se kush duhet të mbajë përgjegjësi e kush duhet të shkojë në burg”, tha Hristjan Mickoski, kryeministër i RMV.
“Vërtetë nuk shoh se ka dikush prej atyre që kanë mbajtur funksion publik gjatë viteve të fundit, dhe që kanë moral, të kenë ndjenjë përgjegjësie. Dorëheqje nuk jap”, u shpreh Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm i RMV.
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, u thirr të dielën për një bisedë informuese lidhur me licencën e dhënë ndaj klubit të natës. Ndërsa nuk dihet nëse do jetë në listën e të dyshuarve.
Deri më tani janë identifikuar më shumë se 20 të dyshuar, nga të cilët 15 ndodhen në stacionin policor. Disa nga të dyshuarit kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë po trajtohen në spital dhe 11 prej tyre janë në paraburgim.
Ndërsa hetimet vijojnë, njerëzit janë në zi. Në Koçan janë ndezur qirinj dhe dëgjohen vetëm ulërima dhe lot.
Disa nxënës mëngjesin e të hënës, shkuan pranë spitalit për tu solidarizuar me të lënduarit. Ata kishin sjellë me vete ushqime të cilat ja shpërndanë familjarëve që prisnin një lajm.
Ndërkohë shoferi i ambulancës, Ile Gocevski, ka ndërruar jetë këtë të hënë pasi kishte shkuar në shtëpi për të pushuar pas përpjekjeve të jashtëzakonshme për të shpëtuar dhe transportuar personat e lënduar nga zjarri.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima