Tragjedia me 59 viktima në RMV, Mickovski: Diskoteka ka punuar me licencë false

16 Mars 2025 | 18:55

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski ka mbajtur këtë të diel një konferencë për mediat lidhur me tragjedinë e ndodhur në një diskotekë në Koçan të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku kanë humbur jetën të paktën 59 persona, mes tyre edhe të mitur, ndërsa të tjerë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Miskovski tha se diskoteka e cila u përfshi nga flakët ku për pasojë vdiqën dhjetëra të rinj, ka punuar me licencë të falsifikuar.

Ai u shpreh më tej se shteti i RMV nuk do të ketë mëshirë për të vënë para përgjegjësisë të gjithë fajtorët.

“Nuk do kemi mëshirë. Do këtë përgjegjësi me emër e mbiemër. Me një operacion të institucioneve me precizitet kirurgjik dhe pa mëshirë”,-tha kryeministri Mickovski.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026