Tragjedia në Himarë, Balliu: Një polic nuk i ka mundësitë për të blerë skaf
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu thotë se hierarkia në Policinë e Shtetit është shkatërruar.
Duke iu referuar ngjarjes së rëndë në Himari ku Arjan Tase përplasi për vdekje një 7-vjeçare në Potam të Himarës, Balliu theksoi se rroga e një polici nuk mjafton për të mbyllur muajin, e jo më për të blerë një skaf mijëra euro.
“Nuk është çështja e deteve, është çështja e shkatërrimit të hierarkisë së Policisë së Shtetit. Personi në fjalë është një person i akuzuar, i lidhur me trafikun e drogës. Si ka mundësi që disa efektivëve të policisë nuk iu mjafton rroga e tyre për të mbyllur muajin, kurse të tjerë paskan skafe nga 30 dhe 50 mijë euro.
Ato janë skafe që përdoren kryesisht për narko trafik. Një polic nuk e ka mundësinë që ta marrë atë skaf”, derklaroi ai në një intervistë për “Euronews Albania”.
Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.
Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Mbi të është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia dhe pritet që brenda 48 orësh të njihet edhe më masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës.
LEXONI GJITHASHTU
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)