Tragjedia në Himarë, Fuga: Ministrja e Turizmit të dalë dhe të sqarojë ngjarjen
Akademiku, Artan Fuga thotë se ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro duhet të dalë në një konferencë për mediat, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur tre ditë më parë në Himarë, ku një 7-vjeçare humbi jetën, pasi u përplas nga një skaf.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Fuga u shpreh se nëse ministrja do t’i përgjigjej pyetjes së gazetarëve, kjo do ndikonte për qartësimin e opinionit publik.
“Unë sot nuk kam asnjë intervistë dhe asnjë konferencë për mediat nga ministrja e Turizmit. Unë do e kërkoja këtë. Unë do doja që ministrja e Turizmit të bënte një konferencë me gazetarët dhe t’i përgjigjej pyetjeve të tyre. Kjo do ndikonte për qartësimin e opinonit publik.
Në qoftë se kjo nuk ndodh dhe në rrjetet sociale ka pozicione që kjo ndodh gjithandej, është një aksident, atëherë njerëzit do jenë të acaruar dhe sigurisht kërkesat politike do jenë maksimale. Është një raport forcash”, theksoi ai.
Fuga nënvizoi se në plazhet e vendit tonë mungon policia bregdetare.
LEXONI GJITHASHTU
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave