Tragjedia në Himarë, Lapaj: Problemi ynë s’është ligji, por zyrtari i korruptuar

3 Gusht 2022 | 11:45

Avokati Adriatik Lapaj tha se ngjarja tragjike e ndodhur një ditë më parë në Himarë është moszbatimi ose zbatimi i gabuar i ligjit nga të gjitha hallkat, që nga pushteti vendor e deri tek roja kufitare.

Në një intervistë për Euronews Albania Lapaj tha se problemi më i madh në vendin tonë për këtë rast, por jo vetëm është korrupsioni i zyrtarëve përgjegjës për të zbatuar ligjet.

“Greqia ka 2 mln mjete detare dhe rastet e fataliteteve i ka të papërfillshme se respektohen rregullat e qarkullimit detar. Problemi ynë më  i madhe është se ne nuk e zbatojmë ligjin. Ligjin e kemi shumë të mirë por zyrtarin që e zbaton e kemi të korruptuar, të paaftë, të pandërgjegjshëm”, tha Lapaj.

Duke nisur nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën një e mitur pasi u përplas nga një mjet motorik në breg të detit, ai tërhoqi vëmendjen për ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve, të cilët siç tha në shumë raste duhet të bëhen vetë shteti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026