Tragjedia në Himarë, Meçollari: Strukturat s’kanë motivim për zbatimin e ligjit

3 Gusht 2022 | 15:22

Ish zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari thotë se mungesa e motivimit për ushtirmin dhe zbatimin e ligjit, është elementi thelbësor i pasigurisë në plazhe, çka solli edhe vdekjen e një fëmijë 7-vjeç në plazhin e Potamit në Himarë ditën e djeshme.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Meçollari u shpreh se mbështetja ndaj strukturave shtetërore është e pamjaftueshme.

“Ka një mungesë morali dhe vullneti në zbatimin e ligjit. Jo se u mungon vullneti strukturave shtetërore, por sepse mbështetja që ata kanë në zbatimin e ligjit nuk është e mjaftueshme. Janë të demotivuar dhe mungon bashkëpunimi dhe mungon bashkëpunimi ndër institucional. Mungesa e motivimit për ushtrimin dhe zbatimin e ligjit është elementi thelbësor”, theksoi ai.

Sipas Meçollarit, nuk ka pasur bashkëpunim ndër institucional për garantimin e sigurisë në plazhe.

Ndër të tjera, ai nënvizoi se ngjarja e djeshme nuk ishte aksidentale, por e përsëritur dhe vjen pas tërheqjes së vëmendjen nga ministri i Mbrojjtes dhe Policia e Shtetit kohët e fundit.

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.

Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Arjan Tase humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe përplasi për vdekjen fëmijën në bregun e detit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026