Trajneri e goditi me shuplakë, flet volejbollistja: Mediat e ekzagjeruan ngjarjen

6 Maj 2023 | 15:19

Trajneri i Skënderbeut, Romeo Xeka u përjashtua përjetë nga sporti pasi nëpër media qarkulli një video ku dukej trajneri duke goditur me shuplakë dy nga lojtarët e skuadrës së tij, por duket se këtë gjë ato e kanë  kërkuar vetë.

Protagonistja e videos që u bë virale tha në një intervistë për Euronews Albania se videoja është marrë nga portale të ndryshme dhe është ekzagjeruar.

Ajo tha se ndihet shumë e ngarkuar për shkak të lajmeve që qarkulluan dhe për masën e marrë nga Federata e Volejbolit Shqiptar ndaj trajnerit të saj. Volejbollistja shtoi se në ndeshjen që do të zhvillojë të dielën pre të fitojnë një trofe që do ia dedikojnë trajnerit Romeo Xeka.

“Unë jam protagonistja në viedon që u bë virale. Unë mendoj se ajo video është marrë nga portale të ndryshme dhe është ekzagjeruar. Në këtë moment jam shumë e ngarkuar si unë edhe familja nga komentet e ndryshme si nga njerëzit gjithashtu edhe nga lajmet, por gjëja e vetme që doja të thoja se të dielën do ngremë trofeun dhe trofeun do e fitojmë për profesorin”,-tha për Euronews Albania volejbollistja e Skënderbeut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026