U përjashtua nga volejbolli, trajneri që dhunoi lojtaren: Ma kërkoi volejbollistja

6 Maj 2023 | 13:55

Trajneri i Skënderbeut U18, Romeo Xeka, u përjashtua përjetë nga sporti pasi goditi me shuplakë dy lojtare të skuadrës së tij.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Xeka ka shpjeguar se si ishte situata, ndërsa tha se vendimi i Federatës  ishte i nxituar.

Më tej ai kërkoi falje për mënyrën se si është përcjellë lajmi.

“Nga gjithë loja janë kapur disa sekonda. Lojtarja ka kërkuar, duke më thënë, profesor nuk po ndjehem mirë emocionalisht, mund të  më japësh një shpullë, kush është në botën e sportit e kupton. Unë i dhashë vetëm një goditje. Kjo u transformua në mënyrat  më të ndryshme. Vendimi që  ka ardhur nga Federata është shumë i rëndë, është  një vendim shumë i nxituar. Mendoj se duhet të rishikohet si vendim. Është një vendim i bazuar vetëm në 3-5 sekonda. Është shumë e pakuptimtë. Unë sërish kërkoj falje për mënyrën se si është përcjellë. Shpresojmë që të jemi të qetë drejt finales. Unë do jem një spektator i thjeshtë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026