Trajneri tregon çfarë “e fundosi” Kombëtaren në sfidën ndaj Italisë
Kombëtarja shqiptare e futbollit i është rikthyer stërvitjes në kampin bazë në “Kaiserau” të Dortmundit. Pas humbjes 2-1 kundër Italisë në ndeshjen e parë të Grupit B të Euro 2024, kuqezinjtë patën një stërvitje me karakter lehtësues. Të gjithë lojtarët ishin në dispozicionin e Sylvinhos.
Tanimë kuqezinjtë po përgatisin ndeshjen e radhës, atë kundër Kroacisë të mërkurën në orën 15:00 në Hamburg. Veç këtij dueli, Shqipëria ka edhe përballjen e fundit në Grupin B kundër Spanjës më datën 24 qershor në Dusseldorf.
Trajneri Ergys Luga analizoi në një intervistë për Euronews Albania lojën e Kombëtares shqiptare përballë Italisë 2 ditë më parë. Sipas tij, euforia pas golit të parë të kuqezinjve që erdhi shumë shpejt dhe kur askush nuk e priste, solli ngërç psikologjik edhe te lojtarët në fushë.
Luga u shpreh se pas golit skuadra opati një tërheqje ku po shfaqte probleme nga krahët, sidomos i majti i joni, i djathti i Italisë.
“Shqipëria e nisi me skemë, u finalizua në rivënie për italianë, ishte gabim i Dimarkos, por edhe meritë e Bajramit për golin e parë. Në atë moment Shqipëria kaloi në një eufori që është normale se po luajmë me kampionët në fuqi dhe 4 herë kampionë bote. Skuadra pati një tërheqje ku po shfaqte probleme nga krahët, sidomos i majti i joni, i djathti i Italisë. Shqipëria kaloi një sistem që më kujtoi Kroacinë e 2018, 6-3-1, është bërë edhe në stërvitje mesa di. Në atë moment Italia rrit presingun edhe për pasojë të ngërçit psikologjik që patëm se ishte gol i shpejtë, s’e kishim menduar, ku pësuan golat. Goli i parë ishte më i rëndë si i dyti se e kemi pësuar nga gabimet tona, goli i dytë ishte pasojë e presingut të Italisë”, tha ai.
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë