Transportonte dru pa dokumentacion, hetohet 59-vjeçari
Një 59-vjeçar në Shkodër është kapur duke transportuar me kamion lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. Për të ka nisur një hetim.
Sasia e druve dhe kamioni janë sekuestruar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Sh., 59 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Burgu i Reçit”, Malësi e Madhe, duke transportuar me një automjet tip “Iveco”, 5 m3 dru për zjarr, pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve, bashkë me automjetin, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid