English

Juridiku në ‘pikiatë’| 12% e kuotave të plotësuara në Shkodër, preferohet infermeria

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kur kanë mbetur më pak se dhjetë ditë nga nisja e vitit të ri akademik në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, problematik vijon të jetë numri i ulët i regjistrimeve. Në dhjetë programe arsimore të këtij viti janë të regjistruar më pak se 5 persona ndërsa numri më i ulët i regjistrimeve është shënuar në degën e juridikut ku nga 300 kuota të lira janë regjistruar vetëm 37 nxënës.

- Advertisement -

Këto shifra alarmante janë të publikuara në këtë fazë të dytë të regjistrimeve në faqen zyrtare në UAlbania.

Deri më tani në programin e gjuhë letërsisë janë regjistruar vetëm 5 nxënës, 3 tek gazetari-komunikim, 4 në pedagogji muzikore, 4 në gjeografi, 2 në fizikë, 4 në gjuhë italiane dhe gjermane, 2 në gjeografi dhe zhvillim territori dhe 4 në udhërrëfyes turistikë.

Ndryshe nga sa ka qenë trend ndër vite, këtë vit akademik, në degën e juridikut janë plotësuar vetëm 12% e kuotave.

Kampionë si vitin e kaluar mbeten degët e infermierisë që i kanë plotësuar pothuajse të gjitha kuotat që në fazën e parë.

“Në programin e studimit infermieri janë ezauruar të gjitha kuotat e vendosura nga departamenti. Kemi rreth 12 kërkesa për 6 vende lirshëm si program i dytë studimi. Po ashtu kuotat që vijnë nga trojet nga 6 të mundshme janë ezauruar 4 të tilla,” – u shpreh shefi i departamentit të infermierisë, Emiljano Pjetri.

Ndonëse qeveria ka vendosur masa parandaluese për largimin e të sapo diplomuarve, kjo nuk i ka stepur të rinjtë që të zgjedhin infermierinë si kartën e tyre më të sigurt drejt Bashkimit Europian.

“Unë mendoj që është tregu i punës  që rregullon këto marrëdhënie sipas dëshirës dhe mundësisë, por nuk mund të lë pa përmendur edhe përgatitjet pasi tregu i punës mund të jetë por nëse ne nxjerrim studentë të pa përgatitur ata normal që nuk do të jenë kurrë të aftë për tregun e punës,” – tha Pjetri.

Jo më pak e pëlqyer mbeten degët e ekonomisë ku kryeson administrim biznesi me vetëm 27 kuota të lira nga 105 dhe financa me 45 kuota të lira nga 100.

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga mbyllja e regjistrimeve, ende shumë degë rrezikojnë të mbyllen në universitetin e Shkodrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×