Trazira pas përfundimit Flamurtari–Elbasani, situatë e tensionuar në Vlorë
Pas mbylljes së sfidës mes Flamurtarit dhe Elbasanit, në stadiumin e Vlorës janë shënuar momente tensioni midis tifozëve të dy skuadrave.
Sipas burimeve në terren, një grup mbështetësish të ekipit të Elbasanit ka dëmtuar ulëset në tribunë dhe i ka hedhur në drejtim të tifozëve vlonjatë, teksa këta po largoheshin nga stadiumi. Ky veprim ka shkaktuar përplasje verbale e fizike, duke krijuar kaos në hyrje-daljet e impiantit sportiv.
Për disa minuta, situata ka qenë e përshkallëzuar, derisa ndërhyrja e shpejtë e forcave të rendit ka rikthyer qetësinë dhe ka parandaluar përhapjen e dhunës.
Policia ndodhet ende në vendngjarje për të vlerësuar dëmet materiale dhe për të identifikuar personat që morën pjesë në incident.
Gjatë këtyre trazirave, punonjësi i Policisë Bashkiake, Ermal Koçiaj, i cili ishte në shërbim, u godit në kokë nga një gur i hedhur nga jashtë stadiumit nga persona të paidentifikuar.
Ai u dërgua menjëherë në spital, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe po trajtohet ndërsa raportohet se gjendja e tij është e mirë.
Ngjarje të tilla kanë qenë të rralla në Vlorë vitet e fundit, por përplasja e sotme ka ringjallur debatet mbi masat e sigurisë gjatë ndeshjeve futbollistike.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro