Trazirat në Beograd! Avokati serb: Vuçiç mori informata nga inteligjenca ruse
Avokati serb, Cedomir Stojkoviç ka reaguar pas dhunës që policia serbe ka ushtruar ndaj protestuesve që kundërshtojnë zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.
Sipas tij, është e drejtë e popullit që të çlirohet. Ai ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të izolojë urgjentisht regjimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në një intervistë për Euronews Albania, Stojkoviç tha se qeveria serbe është një qeveri ruse dhe Aleksndër Vuçiç po bën pikërisht atë që do Vladimir Putin.
“Qeveria serbe është një qeveri ruse, Vuçiçi i kaloi shërbimeve sekrete ruse informacionet që çuan në ndalimin e protestuesve, pra ka një bashkëpunim mes shërbimeve inteligjente të dy vendeve që çoi në këtë situatë. Këtë e ka thënë vetë Brnabiç që publikisht falenderoi federatën ruse për ndaljen e protestave. Vuçiçi u takua me ambasadorin ruse dhe është takuar me të sa herë ka pasur një krizë në Beograd”, tha avokati serb.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit