Tre fëmijë të përfshirë në vrasjen e babait/ Deputeti: Shoqëri e dhunshme, lë pasoja

26 Shkurt 2024 | 15:59

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku tre fëmijët, vajza dhe dy djemtë e Pëllumb Metës u përfshinë në vrasjen e këtij të fundit.

Sula tha se në Shqipëri është krijuar një shoqëri e dhunshme. Ai tha se kjo situatë fillon që në kopshte, dhe përgjegjësi për ngjarje të tilla të rënda është edhe e gjithë shoqërisë pavarësisht se sipas tij “jo të gjithë mund të futen në një thes”, por duhen parë të gjitha hallkat e shoqërisë  të cilat sjellin të tilla probleme.

“Unë mendoj se gjërat nuk ndodhin rastësisht. Shoqëria duhet ti trajtojë që në fillim. Ju e keni parë që në kopshtet tona fëmijët dhunohen, janë gjera që lënë pasoja. Ne kopshte, shkollat 9-vjeçare, gjimnaze, në çdo fushë të jetës shoqëria duhet të ketë një përgjegjësi shumë të lartë të edukimit dhe kulturës që duhet të kultivohet. Përgjegjësia është e gjithë shoqërisë. Prandaj bota i kushton shumë rëndësi çdo hallke të institucioneve. Edhe në media, në botë ka kufizime se si trajtohen gjëra kaq të rënda”,-tha deputeti Sula.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në ngjarjen e dhunës ndaj një minoreneje, pamjet e së...
10:13 | 11/07/2026

Rama: Review-t negative ndaj bizneseve në kulmin e sezonit, sulm i pabesë dhe i motivuar politikisht

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për valën e review-ve negative ndaj bizneseve turistike shqiptare, duke e cilësuar si një sulm të organizuar me ndikim në...
09:44 | 11/07/2026

Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen

Dita e shumëpritur për fansat e Kanye West ka mbërritur pasi këtë të shtunë në mbrëmje pritet të mbahet në Tiranë koncerti i artistit me...
08:05 | 11/07/2026