Tre pikët e para për Gjermaninë, Spanjë me “6 yje” përballë Turqisë

8 Shtator 2025 | 11:17

Gjermania ka regjistruar fitoren e parë në këto kualifikuese drejt Kupës së Botës edhe pse me vështirësi ndaj një kundërshtari si Irlanda e Veriut. Të besuarit e Julian Nagelsmann treguan një formë jo aq të mirë në këto dy sfida, megjithse ia dolën më në fund të marrin rezultatin e kërkuar. Në Këln, vendësit gjetën të parët avantazhin me sulmuesin Gnabry që në nisje, ndërsa në minutën e 34’ miqtë rikthyen ekuilibrat.

Amiri i ardhur si zëvendësues kaloi sërish përpara Gjermaninë, ndërsa Florian Wirtz vulosi triumfin 3-1 falë një supergoli nga goditja e dënimit. Në krye të grupit A qëndron Sllovakia e cila numëron 6 pikë pas dy ndeshjesh, ndërsa në duelin e dytë fitoi ndaj Luksemburgut.

Fitore spektakolare regjistruan Belgjika dhe Spanja, secila prej tyre në shifrat 6-0. Kampionët e Evropës dominuan ndaj Turqisë në cdo aspekt ku si për cudi 3 prej golave u shënuan nga mesfushori Merino, Ferran Torres dhe një dopietë e Pedrit. Sa i përket djajve ata kishin përballë Kazakistanin. Në sfidat e tjera, Holanda mposhti Lituaninë 2-3, Gjeorgjia Bullgarina 3-0, Maqedonia e Veriut realizoi 5 herë ndaj Lihtenshtejnit dhe Polonia likujdoi Finlandën 3-1.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026