English

Tre pasagjerë të kthyer nga Kina kontrollohen në Rinas për coronavirus

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Situata alarmante e përhapjes së coronavirusit në Kinë ka bërë që shumë njerëz të largohen nga ky shtet. Ditën e sotme mësohet se në Aeroportin e Rinasit janë kthyer nga Kina tre pasagjerë.

- Advertisement -

Instituti i Shëndetit Publik ka pohuar se tre pasagjerët e kthyer nuk rezultojnë të infektuar nga virusi, i cili ka shkaktuar frike të madhe në shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka sqaruar më herët shtetasit tanë që ndodhen në Kinë, se aktualisht nuk ka asnjë indikacion se ata duhet të riatdhesohen në kuadrin e shpërthimit të infeksionit masiv të “coronavirusit”. Nga ana tjetër, ambasadori ynë në Pekin z. Selim Belortaja, ka këshilluar që cilido shqiptar që dëshiron kthimin duhet të vetëfinancojë biletat e fluturimit.

Ndër të tjera, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të shmangin udhëtimet drejt Kinës, teksa ata shtetas shqiptarë që aktualisht ndodhen aty dhe që kanë nevojë për asistencë, të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pekin.

Gazetarja e Euronews Albania, Dorina Halili ka ndjekur situatën nga afër në aeroportin e Rinasit. Sipas gazetares, tre pasagjerët kanë  zbaritur në aeroport në orët e parë të mëngjesit të sotëm, aty ku iu nënshtruan edhe kontrolleve mjekësore.

Bazuar tek të dhënat e ISHP-së, gazetarja Dorina Halili thekson se pas analizave të kryera, tre pasagjerët janë lënë të lirë pasi nuk kanë pasur shenja klinike nga coronavirusi. Por kontrolli nuk mbaron këtu. Ato pritet të bëhen edhe në vendbanimet e tyre.

Autoritete mjekësore dhe ato kufitare raportojnë se situata në Aeroportin e Rinasit është e qetë dhe se gjithçka po mbahet nën monitorim të plotë.

Ambasadori i Shqipërisë në Pekin, z. Selim Belortaja theksoi se nuk ka asnjë të infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen në Kinë, prej të cilëve 60 studentë, ndërsa problematik mbetet rasti i një studenteje shqiptare në Wuhan, të cilën ambasada po përpiqet ta nxjerrë nga izolimi.

 

Lexoni më shumë: Rreziku i coronavirusit, ambasadori shqiptar në Kinë këshillon shtetasit të sigurojnë bileta

Mund të përphapet koronavirus përmes dërgesave postare? Euronews Albania shpjegon

Virusi “Corona” frikëson botën, Evropa nis të marrë masa, asnjë sinjal rreziku për Shqipërinë

 

* Korrigjim: Euronews Albania më herët raportoi se të kthyerit ishin tre studentë shqiptarë në Kinë, por Ministria e Shëndetësisë dha detaje të mëtejshme për redaksinë tonë, ku sqaroi se mes tre pasagjerëve ishte vetëm një student shqiptar. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?