Tregtarët e Tregut Industrial në Vlorë kërkojnë zgjidhje nga Këshilli Bashkiak
Tregtarët e Tregut Industrial u paraqitën këtë të premte pranë ambienteve të Pallatit të Kulturës, ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, për të kërkuar një zgjidhje përfundimtare lidhur me vendosjen e tyre pas nisjes së punimeve për ndërtimin e tregut të ri.
Ata kërkojnë nga Bashkia që t’u vihet në dispozicion një treg i mirëfilltë dhe i përshtatshëm, ku të mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre tregtar pa u penalizuar ekonomikisht.
Sipas tregtarëve, mungesa e një alternative konkrete rrezikon t’i lërë ata pa mundësi pune, ndaj apelojnë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë.
“Kemi ardhur për sensibilizim. Duam të dimë ku po na hedhin poshtë, po na pushkatojnë. Kam 33 vite aty. Nuk na lejojnë. Anëtarët e Këshillit Bashkiak na thanë që nuk është në rend të ditës. Ka tregtarë që kanë 30 vite që punojnë. Si mund të dalim të shesim në rrugë tani? Duam të informohemi ku do të lëvizim. Jemi pro zhvillimit. Të na bëjnë një treg të ri. Kemi miliona lekë brenda. Të më japin lekët e mallit, të lirojnë vendin. E di kryetarja ku janë tokat publike. Le të na thotë një vit përpara që të mos merrnim mall. Atje janë maune me mall”, tha njëri prej tregtarëve,” thonë disa prej tyre.
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 09:09 Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur
- 09:06 A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
- 08:58 Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit