Trukoi ndeshjet dhe u lidh me mafian, dënohet me 5-vite burg lojtari i Serisë A

5 Maj 2023 | 13:08

Mbrojtësi i Monzas në Serinë A, Armando Izzo, është dënuar me 5 vite burg nga gjykata italiane si i përfshirë në trukimin e ndeshjeve të futbollit por dhe krim të organizuar. Futbollisti u dënua me  burgim nga seksioni i VI penal i Gjykatës së Napolit për pjesëmarrje në organizatën mafioze “Camorra”, por dhe për manipulimin e rezultateve të ndeshjeve si futbollist.

Prokurori i Napolit, Maurizio De Marco, gjatë aktakuzës së tij kishte kërkuar për lojtarin napolitan të lindur në vitin 1992, 4 vite e 10 muaj burg. Faktet për të cilat Izzo u dënua datojnë që kur ai luajti në Serie B për Avellino. Ndeshja në qendër të çështjes ligjore është Modena-Avellino, e luajtur më 17 maj 2014.

Kushëriri i Izzo-s, Umberto Accurso , kreu i klanit mafioz “Vinella Grassi të Secondigliano”, dhe Salvatore Russo, që besohet se është i lidhur me të njëjtin klan, u dënuan gjithashtu, të dy me një vit e gjysmë burg. Për zëvendësprokurorin De Marco, vëllezërit Antonio dhe Umberto Accurso (kryetarët e klanit Vanella Grassi), duke përdorur fillimisht Salvatore Russo-n si ndërmjetës, dhe më pas drejtpërdrejt atë, i dërguan një shumë të madhe parash, prej 30 mijë euro Izzo-s dhe lojtarëve  të tjerë të Avellinos për të trukuar ndeshjen.

Agjenti i futbollistit i quajti akuzat si të pavërteta dhe tha se emri i IZZo-s do të pastrohet shumë shpejt.

Sa i përket jetës futbollistike, mbrojtësi italian 31-vjeçar  ka luajtur për disa sezone te Genoa, por edhe në Torino.

Në lidhje me rastin ka reaguar dhe vetë ekipi i Monzas, ku futbollisti aderon këtë sezon: “AC Monza ka mësuar se lojtari i saj Armando Izzo është dënuar në shkallë të parë për krime në lidhje me Camorra-n dhe mashtrim sportiv. AC Monza shpreh afërsi dhe mbështetje totale ndaj Armandos, e bindur për lidhjen e tij me mjedisin kriminal. Avokatët e futbollistit janë të zhgënjyer nga dënimi dhe presin të lexojnë arsyet; pas së cilës do të paraqesin ankesë”- shkruan klubi.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026