Skënderbeu rikthehet në Superiore, Gvozdenoviç: Meritë e lojtarëve

5 Maj 2023 | 12:33

Kur mori drejtimin e skuadrës së Skënderbeut, trajneri Ivan Gvozdenovic nuk e dinte se në fund të sezonit do të rikthehej në Superligë. Por falë grupit të lojtarëve që dhanë shpirtin në fushë ndeshje pas ndeshje, sot skuadra korcare është rikthyer zyrtarisht mes më të mirave të futbollit në Shqipëri.

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga mbyllja e këtij sezoni, trajneri serb kërkon të ruajë përqëndrimin në skuadër për tu shpallur kampion I katergorisë së parë.

“Matematikisht jemi në superlige, kjo është shumë mirë për Skënderbeun, të gjithë jemi të lumtur por tani po mendojmë për këto dy javë sepse akoma nuk kemi mbaruar punën, pastaj do festojmë bashkë. Sekonda 32 jemi gati 100%, kemi Besën brenda në Korçë pastaj jemi jashtë në Lushnjë, patjetër do fitojmë me Besën dhe do dalim si kampionë”, tha Gvozdenoviç.

Kapiteni i skuadrës ja faturon këtë sukses trajnerit, ndërkohë që për përballjen në supërligë pret që ekipi të përforcohet në sezonin e transferimeve.

“Ia arritëm qëllimit, sekreti ishte grupi stabel, presidenti punoi për këtë ekip. Trajneri me qetësinë e duhur dhe ja arritëm. Normal qe mund te luajnë sepse gjysma e lojtarëve janë lojtarë të Superliges por besoj edhe presidenti nuk do e lere ekipin pa merkato, por gjithësesi ne kemi gjithë kapacitetet e duhura për Superligë”, tha Frashëri.

Nga ana tjetër, trajneri Gvozdenoviç mbetet i fokusuar në dy ndeshjet e rradhës dhe shpreh dëshirën për të vazhduar aventurën e tij në stolin korçar.

“Të them të drejtën kemi dy javë, pastaj do flasim me presidentin dhe do rregullojmë të gjitha. Tani kam mendime vetëm për Besën, të dalim kampion e do flasim për kontratën e re. Gjithsesi ju doni të qëndroni në Skënderbeu? PO!”, tha Gvozdenoviç.

Skuadra tjetër është është pretendente për tu ngjitur në Superligë sezonin e ardhshëm, është Dinamo, e cila ndodhet 4 pikë larg vendit të 3-të që është Flamurtari. Për verdiktin final pritet që të luhen dhe dy javët e mbetura.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026