Trump do zgjidhë “luftën” e Turqisë me kurdët! Befason analisti turk
Analisti turk Ozturk ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania nga ku ka folur lidhur me problematikat që janë krijuar mes Turqisë dhe frikës që kjo e fundit ka për terrorizmin.
“Si fillim më duhet të them se Turqia nuk ka problem me kurdët por me terrorizmin. Në emër të organizatës terroriste PKK e cila është aktive në Siri. Turqia është shteti më i madh kurd, ne kemi rreth 20 nga 80 mln qytetarë që janë kurdë. Ne nuk bëjmë dallime mes turqëve, kurdëve apo arabëve.
Natyrisht që kemi një problem në Siri dhe më duhet të them se rreth 110 km kufi i përbashkët me Sirinë, është një çështje e sigurisë kombëtare për Turqinë pasi mund të sjellë distabilitet. Turqia u është drejtuar disa herë SHBA-ve dhe shteteve të tjera duke thënë se PKK nuk është e rrezikshme vetëm për Turqinë por edhe për vendet e tjera” tha analisti turk.
Ai shton se kjo çështje duhet zgjidhur me anë të një mirëkuptimi mes SHBA-së dhe vetë Turqisë pasi rreth 20% e territorit sirian ndodhet nën kontrollin e kësaj organizatë terroriste.
“Rreth 20% e territorit sirian ndodhet nën kontrollin e kësaj organizatë terroriste. Duhet të arrihet një mirëkuptim mes Turiqsë dhe SHBA-së pasi rreth 2 mijë trupa ushtarake amerikane janë vendosur në verilindje të Sirisë dhe po mbështesin financiarisht këta militantë”, është shprehur Ozturk.
Së fundmi ai ngre pikëpyetje mbi atë çfarë Trump mund të sjellë apo zgjidhë lidhur me këtë çështje të Turqisë dhe kurdëve.
“Ngrihet pyetja nëse ka një qasje positive nga Presidenti Trump dhe unë mendoj se nëse palët ulen në negociata dhe analizojnë situatën, ata mund ta zgjidhin këtë problem, dua të theksoj se ky është një problem për vetë integritetin e Sirisë. Në një të ardhme të afërt mund të ketë negociata mes administratës siriane dhe këtyre organizatave siç është PKK”, shprehet analisti turk.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta