Trump: Kemi nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare

23 Dhjetor 2025 | 08:42

Presidenti Donald Trump riafirmoi të hënën se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare, duke emëruar guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, si të dërguarin e tij të posaçëm në ishullin Arktik.

Ky emërim ka shkaktuar kritika të reja nga Danimarka dhe Groenlanda, të cilat e kundërshtojnë interesin e Uashingtonit në këtë territor të pasur me minerale.

Trump ka shprehur për herë të tretë dëshirën e tij për të blerë Groenlandën, një territor danez me vetëqeverisje, duke theksuar rëndësinë strategjike dhe burimet minerale të ishullit. Ai tha se Groenlanda është thelbësore për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe se “ne kemi nevojë për të”, duke iu referuar pranisë ruse dhe kineze në bregdetin e Groenlandës.

Landry, që mori detyrën si guvernator në vitin 2024, ka mbështetur publikisht këtë ide, duke thënë se do të udhëhiqte “sulmin” për të realizuar këtë qëllim.

Kjo deklaratë ka nxitur reagime të forta nga liderët danezë dhe grenlandezë. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, thanë se Groenlanda është një territor që u përket banorëve të saj dhe se SHBA-të nuk do të pushtojnë ishullin. “Groenlanda u përket grenlandezëve,” deklaruan ata, duke theksuar se një vend nuk mund të aneksohet përmes argumenteve të sigurisë ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026