English

“Trump kërkon të legjitimojë ndryshimin e kufijve me dhunë”, Laçi: Cenohet Ballkani

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi komentoi në një intervistë për Euronews Albania telefonatën e presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump pas sulmit me dronë të Ukrainës ndaj bombarduesve rusë.

- Advertisement -

Sipas tij, deklarata e Trump pas kësaj telefonate duket sikur do të legjitimoj ndryshimin e kufijve me dhunë, që është një tezë shumë e rrezikshme sidomos për Ballkanin, ku kufijtë janë ende një çështje e ndjeshme.

“Trump është biznesmen, që fatet e kombeve i trajton sikur të jenë fatet e një korporate të madhe ekonomike. Por fatet e popujve kanë të bëjnë edhe me dimensione të tjera siç është populli i Ukrainës që po reziston mirë në raport me një superfuqi bërthamore si Rusia. Këto palë u polarizuan së tepërmi pas sulmit të ushtrisë ukrainase. Putin e ka thënë se këto sulme janë kryera nga shërbime sekrete të Perëndimit, me të cilat mesa duket ai kupton britanikët.

“Biseda mes Trump dhe Putin duket sikur Trump kërkon të legjitimojë ndryshimin e kufijve me dhunë, që është një tezë e rrezikshme në të gjithë Evropën, sidomos në Ballkan dhe duket një citim i rrezikshëm kur Trump e thotë shumë ftohet se Putin do sulmojë me dronë Ukrainën”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?