Trump shkund grupet farmaceutike, aksionet në rënie të lirë pas emërimit të Kennedyt

15 Nëntor 2024 | 15:13

Aksionet e kompanive më të njohura të vaksinave pësuan një rënie të lirë në bursa pasi presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara njoftoi emërimin e Robert F. Kennedy Jr për postin e Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humanitare.

Një orë përpara se tregjet të mbylleshin, kur lajmi për përzgjedhjen e Trump filloi të qarkullonte, prodhuesi i vaksinave anti-COVID, “Moderna”, ra me 6 për qind; po aq ra edhe kompania “Novavax”, që krijoi vaksinë anti-COVID me bazë proteine; ndërsa “Pfizer” ra me 2 për qind.

Kennedy ka qenë një nga teoricienët e komploteve më të zëshëm të Shteteve të Bashkuara sa i takon vaksinave dhe ka përhapur vazhdimisht lajme të rreme sa i takon sigurisë dhe efikasitetit të tyre.

Javën e kaluar, Kennedy deklaroi se do ta fillonte menjëherë studimin e vaksinave, por premtoi të mos i ndalojë ato për askënd.

Edhe kompani të tjera të prodhimit të vaksinave pësuan rënie. Gjermania “BioNTech” ra me 7 për qind, ndërsa britanikja “GSK” ra me 2 për qind.

Vetë grupet farmaceutike amerikane, por jo vetëm, janë përpjekur në vitet e fundit për të kufizuar humbjet, pas rënies së pikut të pandemisë.

Përgjatë vitit të kaluar, aksionet e “Pfizer” ranë me 11 për qind dhe ato të “Moderna” edhe më shumë, me 46 për qind.

Konkretisht, ndërsa të ardhurat dhe fitimet e “Pfizer” gjatë pikut të pandemisë arritën në rreth 57 miliardë dollarë nga shitjet e kombinuara në 2022-shin, boom-i ra në fillim të 2023-shit dhe kompania shkurtoi pritshmëritë për shitjet.

Që prej atëherë, agjencitë e shërbimit shëndetësor publik kishin në dispozicion një shumëllojshmëri vaksinash për të prekurit nga COVID.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026