Trupat e pajetë| Softa: Vështirë që 2 të moshuar mbi 80-vjeç të përleshen për vdekje

3 Maj 2024 | 08:38

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, është shprehur se është e vështirë që çifti i të moshuarve që u gjetën të pajetë në banesën e tyre në Dropull, të jenë përleshur për vdekje me njëri-tjetrin.

Komentet Softa i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se ekziston mundësia që krimi të jetë kryer nga persona të tjerë jashtë familjes, që mund të kenë pasur interes për pronën e të moshuarve, pasi ata nuk kishin fëmijë.

Softa tha se do të shijen disa elementë për të ndërtuar skenën e krimit, që do të përcaktojë më pas gjithë ngjarjen.

“Është grupi hetimor dhe ekspertiza e vendit të ngjarjes. Ajo që duhet të përcaktohet është koha e vdekjes, distanca nga njëri-tjetri, sendet e mundshme që mund të jenë përdorur për ushtrimin e dhunës, përshembull flitet për një levë, gjurmët biometrike apo biologjike që mund të gjenden në atë ambient, sa ka qenë thellësia e plagëve, nga se kanë ardhur këto plagë dhe të gjitha këto do të përcaktojnë dhe të ngrenë atë që ne themi pista.

Nëse themi grabitja, duhet të kemi një kontroll banese, pra hapjen e sirtarëve, etj. Nëse mund të flasim për dhunë midis njëri-tjetrit, duhet parë distanca mes njëri-tjetrit dhe leva afër kujt ka qenë. Këto janë disa elementë që fillojnë të ndërtojnë skemën e krimit. Unë mendoj se më shumë mundësia mund të jetë e një personi jashtë familjes, që mund të kenë edhe pretendime për pronën.

Sepse persona që nuk kanë fëmijë, kanë të afërm që kanë pretendime për pronën. Në një moshë 88 dhe 84 vjeçare, të mendosh që këta të moshuar të kenë aftësi kaq të mëdha fizike sa të krijojnë plagë apo goditje dhe aq më tepër në distancë me njëri-tjetrin. Megjithatë kjo do të shikohet nga janë marrë plagët”, tha Softa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026