Tryeza e partive opozitare, Bardhi: Sot një tjetër ditë e mirë për Shqipërinë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me mbledhjen e përfaqësuesve të disa partive opozitare gjatë ditës së sotme.
Përmes një reagimi në Facebook, Bardhi thotë se institucionalizimi i Federatës së Opozitës së Bashkuar dhe rikonfirmimi i koordinuar mbi vendosmërinë për t’u përballur me qeverinë e Edi Ramës, i jep më shumë zë popullit opozitar.
Ai tha gjithashtu se Edi Rama gjatë qeverisjes së tij e ka shndërruar Shqipërinë në vendin e pamundësive për shqiptarët e ndershëm dhe po detyron rininë të braktisë vendin për shkak të pamundësive ekonomike.
Reagimi i Bardhit:
Sot është një tjetër ditë e mirë për Opozitën dhe rrjedhimisht për Shqipërinë!
Institucionalizimi i Federatës së Opozitës së Bashkuar dhe rikonfirmimi tashmë i koordinuar mbi vendosmërinë për t’u përballur me regjimin e korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës, i jep më shumë zë popullit opozitar. Të gjithë bashkë do të jemi edhe më shumë në protestën kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, më 20 Shkurt, ora 17.30 përpara Kryeministrisë.
Edi Rama gjatë qeverisjes së tij e ka shndërruar Shqipërinë në vendin e pamundësive për shqiptarët e ndershëm dhe po detyron rininë të braktisë vendin për shkak të pamundësive ekonomike. Kjo kërkon bashkim të forcave, si pikënisja e një rrugtimi jo të lehtë për të ndërtuar alternativën që presin shqiptarët prej kohësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë