Turizëm edhe në dimër, mbi 300 turistë francez vizitojnë qytetin e Sarandës
Anija turistike me flamurin e Bermudës, është ankoruar në portin e Sarandës duke i sjell qytetit bregdetar më shumë se 300 pushues të huaj, kryesisht me kombësi franceze. Edhe pse temperaturat janë jo të favorshme, duke qenë në prag të stinës së dimrit, sërish duket se qyteti bregdetar arrin të thithë turistë edhe në vjeshtë.
Ndalesa e parë e tyre ka qenë shëtitorja buzë detit, duke e gjallëruar zonën. Shumica prej tyre e konsiderojnë qytetin fantastik.
“Shëtitorja është shumë e bukur, sot do të shëtisim përgjatë qytetit, një shëtitje buzë deti”,-tha qytetarja.
Ky pushues francez pak e njihte Shqipërinë, por pas kësaj vizite në Sarandë duket i surprizuar për mirë, nga bukuritë e vendit dhe sjellja e njerëzve.
“Kam dëgjuar qe është një vend i vogël, por tani qe jam këtu shoh qe është një vend i bukur, deti, hotelet gjithë arkitektura këtu është fantastike, njerëzit këtu janë të mire dhe simpatike. Do ta vizitojmë të gjithë qytetin”,-tha qytetari.
Anija 220 metra e gjatë është e 26-ta kruizer që viziton Sarandën për këtë vit, por sipas autoritetit portual nuk do të jetë e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës