Turizmi në RMV, qeveria shpërndan 16 milionë euro kuponë për punonjësit me paga të ulta

26 Maj 2020 | 14:49

Izolimi nga pandemia e Covid-19 shkaktoi probleme në sektorin e turizmit në Maqedoninë e Veriut. Operatorët turistike po kryejnë përgatitjet e fundit përpara nisjes, por ata shpresojnë në hapjen e kufijve, pasi shpresat i kanë të varur tek turistët e huaj.

Këtë javë në Maqedoninë e Veriut do të hapen hotelet dhe restorantet dhe pritet që kjo gjë të gjallërojë edhe më shumë sektorin e turizmit dhe hotelerisë, si një ndër sektorët e goditur më shumë në këto muaj izolimi.

Ministri i Ekonomisë në RMV, z. Kreshnik Bekteshi gjatë një interviste për Euronews Albania u shpreh se, qeveria ka ofruar për sektorin e turizmit kredi pa interes si dhe ka shpërndarë kuponë në vlerë 16 milionë euro për punonjës me paga minimale që të përdoren për turizëm.

“Masa e parë dhe masa e dytë kryesisht kanë qenë ndihmë financiare përmes linjave kreditore pa interes për kompani që janë të turizmit dhe masa e tretë ka të bëjë me shpërndarjen e kuponave për punonjës që kanë të ardhura të ulta dhe që mund t’i shfrytëzojë për të vizituar destinacione turistike në vend. Kemi ndarë mbi 16 milionë euro që do të ndihmojnë hotelet për rimëkëmbje”, deklaroi z. Bekteshi.

Ministër i Ekonomisë shtoi më tej se 15 deri në 25 të vendeve të punës të humbura nga pandemia janë të sektori të turizmit ndaj shteti do të mbulojë pagat minimale për ta. Ndërsa me hapjen e kufijve fillimisht me rajonin synohet që të rifitohen këto vende pune të humbura.

“Ka një rekomandim për hapjen e kufjeve të bëhet që nga data 1 qershor në koordinim me të gjithë vendet e rajonit. Këtë çështjen e kam diskutuar dhe me ministrin Klosi. Sezoni turistik fillon diku nga përfundimi i muajit qershor, kur do të përgatitemi për të pritur turistë dhe nga vende të huaja”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026