Tusk: Kërcënimet për tarifat e SHBA-së janë “retorikë politike” 

4 Shkurt 2025 | 19:54

Kryeministri polak Donald Tusk tha sot se BE-ja do të ishte e gatshme t’i përgjigjet një rritje të mundshme të tarifave amerikane, por se ai beson se këto kërcënime nga Uashingtoni janë “retorikë politike” dhe jo një kërcënim real.

“Asgjë nuk duhet nënvlerësuar, ne duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar, por mua më duket se kur bëhet fjalë për tarifat, përdorimi i këtij argumenti kundër Bashkimit Evropian mund të jetë më shumë retorikë politike sesa një kërcënim real”, u tha Tusk gazetarëve.

Ai tha se vendet e BE-së do të veprojnë së bashku dhe do të jenë të gatshme t’i përgjigjen çdo veprimi të SHBA brenda një ore.

”Ne duhet të përgjigjemi në mënyrë adekuate. Nëse administrata në Uashington vendos se barrierat tarifore janë të nevojshme, dhe nuk besoj se janë të nevojshme, atëherë Bashkimi Evropian duhet të përgjigjet në mënyrë të ngjashme. “Nuk ka zgjidhje tjetër”, përfundoi Tusk.

Presidenti amerikan Donald Trump pezulloi të hënën tarifat e shpallura ndaj Kanadasë dhe Meksikës për të paktën 30 ditë pasi vendet u zotuan të rrisin sigurinë kufitare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026