Twitter: Llogaritë e ambasadës serbe janë pezulluar gabimisht
Kompania Twitter tha për Radion Evropa e Lirë se llogaritë në Twitter të ambasadave serbe në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Gana dhe Kuvajt, si dhe Konsullata e Përgjithshme në Çikago, u pezulluan gabimisht më 18 gusht.
“Duke përdorur teknologjinë dhe burimet njerëzore, ne heqim miliona llogari çdo javë për shkeljen e politikave të platformës sonë. Në këtë rast, gabimisht kemi ndërmarrë veprime përmbarimore në llogari të shumta dhe ato janë riaktivizuar,” tha një zëdhënës i Twitter më 23 gusht.
Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka njoftuar më 22 gusht se llogaritë e Twitter të këtyre ambasadave serbe janë pezulluar “pa asnjë shpjegim apo mesazh të mëparshëm që tregon për shkelje të mundshme të rregullave të komunikimit në atë rrjet social”.
Pak ditë më parë kompania Twitter pezulloi llogaritë e disa deputetëve dhe politikanëve të Partisë Përparimtare Serbe, e cila është në pushtet në Serbi, dhe të një zyrtari qeveritar.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:22 Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë
- 08:14 Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346
- 08:10 Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur
- 08:04 Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, vendi i parë në Evropë
- 08:04 Arabia Saudite dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje që mbretëria të pasurojë uraniumin
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash