English

“U arratis në 1 të natës, Roland Dedja kishte 10 orë kohë”-emigranti shqiptar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Luan Hallulli, kryetari i shoqatës italo-shqiptare Abruzzio tha në emisionijn “Good Morning Albanians” se shqiptari 40-vjeçari i cili bëri arratisjen “spektakolare” nga burgu i Teramos, pati 10 orë kohë për t’u arratisur.

- Advertisement -

Ai tha se shqiptari Deda mund të jetë arratisur edhe jashtë vendit, pasi arratia e tij ishte e mirëorganizuar dhe koha që ka pasur ka qenë shumë e mjaftueshme.

“Ai ka pasur shumë orë në dispozicion, se ai ëhstë arratisur nga ora një e natës. Edhe jastëkun, batanijen që ka pasur, i ka lënë sikur po flinte gjumë. ai kishte 10 orë kohë. Me 10 orë kohë në dispozicion ti kalon Holandën, jo vetëm Italinë. Ka informacione që edhe mund të jetë fshehur, ka informacione që mund të ketë ikur, informacionet janë të gjithanshme. Ai është larguar me dronë që vinte nga jashtë burgut,  nga aty ka pasur njerëz me makinë që e prisnin dhe e kanë marrë”,-tha emigranti shqiptar.

I burgosuri Roland Dedja është bërë kryefjala e mediave italiane për arratisjen e tij të sofistikuar nga burgu. Arratisja spektakolare e shqiptarit nga burgu i Teramos, në Itali ngriti në “këmbë” autoritetet por vuri në dukje edhe mangësi të sistemit atje përsa i përket stafit, kapaciteteve dhe të teknologjisë së përshtatshme.

Autoritet italiane janë duke kërkuar 40-vjeçarin shqiptar, ndërsa dyshohet se ndodhet në qytetin e Abruzzos. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Dedja është ndihmuar nga një dron i jashtëm.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?