English

U arrestua për gjobëvënie, Llani kishte dalë nga burgu pas dënimit me 25 vite

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Lezhës ka arrestuar Jetmir Llanin, i shpallur në kërkim për gjobëvënie ndaj bizneseve.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të policisë, Llani, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kërcënuar me armë.

RENEA, në bazë të kontrolleve të kryera, ka sekuestruar një armë gjahu, municion luftarak dhe dy automjete të blinduara, të cilat përdoroheshin për të kryer këtë veprimtari kriminale.

Emri i Jetmir Llanit është i njohur për policinë. 46-vjeçari ka qenë në burg për vrasje, pasi mori hak për vrasjen e djalit të tij, 9-vjeçarit Indrit Llani, më 5 qershor 2022.

Llani u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë, por Apeli e uli dënimin. Mësohet se ai ka kryer disa muaj të dënimit dhe ndodhej në liri.

Jetmir Llani ishte dënuar si autori i ngjarjes së ndodhur më 4 nëntor 2012 në Mamurras, ku mbeti i vrarë shtetasi Gentjan Shkreta dhe u plagos vëllai i tij, Aurel Shkreta.

Vrasja e Endri Llanit

Mesditën e datës 5 qershor 2022, djemtë e familjes Shkreta përgatitën atentatin ndaj ish-shokëve të fëmijërisë. Rreth orës 14:00, Muharrem Llani, 22 vjeç, bashkë me kunatën, kishte marrë në shkollë nipin 9-vjeçar dhe fëmijë të tjerë, duke u kthyer me makinën e tij “Volkswagen” në shtëpi, në Shpërdhet të Kurbinit. Në afërsi të Urës së Drojës, në Fushë-Mamurras, makina e tij u zënë në pritë nga dy vëllezërit Shkreta. Sapo kanë parë makinën që po afrohej, autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku. Plumbat kanë goditur makinën në të gjitha anët, por fatale ishte goditja për 9-vjeçarin, i cili ndodhej në sediljen e parë.

Fëmija ndërroi jetë brenda pak minutash, ndërsa xhaxhai u plagos. Brenda në makinë kishte edhe fëmijë të tjerë, të cilët shpëtuan pa plagë. Pas ngjarjes, policia identifikoi si të dyshuar kryesorë për ngjarjen vëllezërit Altin dhe Oligert Shkreta, të cilët u arrestuan më vonë. Ata deklaruan se nuk e dinin që kishte fëmijë në makinë, por kishin pasur në shënjestër xhaxhanë e 9-vjeçarit. Jetmir Llani, në momentin e varrimit të djalit të tij, deklaroi se do të hakmerrej për jetën e djalit.

Vrasja e Mark Shkretës

Më 19 korrik 2022, ndodhi vrasja e parë. Mark Shkreta, babai i dy djemve të akuzuar për krimin ndaj 9-vjeçarit, u ekzekutua në mes të Tiranës, aty ku familja ishte transferuar nga frika e hakmarrjes. Në orën 16:30, në rrugën “Hoxha Tahsim”, 71-vjeçari Shkreta ka dalë nga pallati ku banonte prej disa javësh. Pas disa metrash, ai është përballur me një person që e ka qëlluar dy herë me armë zjarri.

Atentati ndaj vëllezërve Shkreta

Pesë muaj pas vrasjes së 9-vjeçarit Endri Llani, dy vëllezërit Shkreta, Gentian dhe Emanuel, janë sulmuar në një atentat në Fushë-Mamurras, pranë Urës së Drojës, pikërisht aty ku vdiq 9-vjeçari. Gentian Shkreta humbi jetën, ndërsa Emanueli u plagos. Policia dyshon se atentatin e ka organizuar Jetmir Llani, i cili, sipas hetimeve, ka marrë hak për vrasjen e djalit të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?