U arrestua se kërcënoi prokurorin, lirohet avokati Ulian Bajrami
Avokati Ulian Barjami është liruar me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit pas arrestimit të tij në 18 Tetor.
Barjami ishte arrestuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore.
Pasi materialet iu dërguan për vlerësim Prokurorisë së Elbasanit, u konstatuan shkelje ligjore në arrestim dhe u urdhërua lirimi i menjëhershëm i tij.
Nuk është kërkuar asnjë masë sigurie në gjykatë.
NJOFTIMI I PROKURORISË SË ELBASAN:
Në kuadër të ngjarjes së bërë publike që lidhet me ndalimin e shtetasit U.B, me profesion
avokat, në lidhje me veprimet e kryera prej tij gjatë seancës gjyqësore të datës 17.10.2025, me objekt vleftësimin e arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal ndaj disa të arrestuarëve, informojmë dhe sqarojmë opinionin publik si më poshtë:
Përmes shkresës me nr. 11187 prot., datë 20.10.2025 të Drejtorisë Vendore të Policisë (DVP) Elbasan, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan janë përcjellë materialet procedurale që lidhen me ndalimin e shtetasit U.B, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238/3 i Kodit Penal, “Kanosja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 316 i Kodit Penal.
Nga shqyrtimi i materialeve procedurale ka rezultuar se më datë 17.10.2025, është marrë
njoftim se në Sallën Nr. 1 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Elbasan, gjatë seancës gjyqësore për “Vleftësimin e arrestimit në flagrancë dhe caktimin e
masave të sigurisë ndaj 14 personave të arrestuar më datë 13.10.2025”, avokati i njërit prej personave të arrestuar, konkretisht shtetasi U.B, në cilësinë e mbrojtësit të personit nën hetim M.S., dyshohej se kishte kanosur në Sallë, prokurorin e çështjes dhe punonjësit e policisë gjyqësore që kishin kryer veprime procedurale në lidhje me çështjen.
Pas marrjes së këtij informacioni, janë organizuar shërbimet dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Ndër të tjera, është administruar regjistrimi audio i seancës gjyqësore të zhvilluar më datë 17.10.2025. Mbi bazën e transkriptimit të përmbajtjes së komunikimeve të mësipërme, të shtrira në disa orë të zhvillimit të seancës gjyqësore, si dhe pas kryerjes së veprimeve të para procedurale, nga ana e policisë gjyqësore është proceduar me ndalimin e shtetasit U.B.
Pas administrimit të materialeve procedurale në prokurori, më datë 20.10.2025, bazuar në nenin 287/1 të K.Pr.Penale, me qëllim kryerjen e hetimeve për të grumbulluar të dhëna të plota për përcaktimin e faktit, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është regjistruar procedimi penal nr. 1222/2025, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238/3 i Kodit Penal, “Kanosja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 316 i Kodit Penal.
Ndërkohë, lidhur me ndalimin e shtetasit U.B, nga ana e prokurorit të çështjes, është mbajtur qëndrimi se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e këtij ndalimi dhe për kërkimin përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake të vleftësimit të tij apo caktimit të një mase sigurimi personal.
Për rrjedhojë, si pasojë ligjore ipso jure, është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit. Veç sa më lart, duke mos paragjykuar çështjen konkrete dhe ecurinë e hetimeve, gjejmë rastin të ritheksojmë se profesionistët e drejtësisë, gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe avokatët janë shtyllat që mbajnë në këmbë sistemin e drejtësisë. Asnjëra prej tyre nuk mund të funksionojë duke cenuar pavarësinë apo sigurinë e tjetrës. Sistemi i drejtësisë kërkon bashkëpunim institucional, respekt reciprok dhe integritet profesional nga të gjitha hallkat e tij.
Qëndrimet publike të nxituara, të pabazuara në raportime zyrtare të institucioneve të përfshira, apo në vendimmarrje konkrete procedurale, apo qëndrimet që relativizojnë ose justifikojnë sjellje të kundërligjshme, dëmtojnë rëndë misionin e përbashkët për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e drejtësisë. Prokuroria mbetet e vendosur të garantojë zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të çdo funksionari të drejtësisë, apo Policisë se Shtetit, përballë çdo forme presioni, intimidimi apo kërcënimi.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
- Homazhet, drejtësia dhe politika nderojnë gjyqtarin Astrit Kalaja
- Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama publikon videon: Vajmedet drejtësia…
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda