U bllokuan në kanionet e Nivicës, policia: 7 turistët spanjollë u lokalizuan me dron

17 Prill 2025 | 08:45

Më 16 prill 2025, shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses në Tepelenë i dhanë ndihmë 7 turistëve spanjollë që ishin bllokuar në kanionin e Nivicës, gjatë një eksplorimi të zonës.

Turistët, të cilët po zbrisnin me litar në thellësinë e kanionit të Nivicës, hasën vështirësi të mëdha për shkak të terrenit të pamundur dhe të rrezikshëm.

Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse reaguan menjëherë, duke nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Fillimisht, ata përdorën dronë për të monitoruar zonën dhe për të lokalizuar vendndodhjen e turistëve të bllokuar. Pavarësisht kushteve të vështira, pas disa orësh përpjekjesh, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësve, arritën të nxjerrin turistët nga terreni i rrezikshëm.

Turistët spanjollë, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore, u transportuan në një bujtinë në fshatin Dukaj, ku u akomoduan dhe morën ndihmën e nevojshme. Ata falënderuan shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësve për përkushtimin dhe ndihmën e ofruar shpejt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëshuan sinjalin SOS 8 milje larg Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme

Një operacion shpëtimi i Policisë Kufitare ka bërë të mundur shpëtimin e 11 emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët rrezikonin të mbyteshin...
10:47 | 17/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026

Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin e tij social X, ka uruar kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi, i cili u emërua...
10:31 | 17/07/2026