‘U burgos 3 herë për dhunë’, rrëfimi trishtues i 54-vjeçares që kërcënohet nga burri

3 Dhjetor 2022 | 21:28

Emisioni “Review” në Euronews Albania ka sjellë historinë e një gruaje në Kukës, ndaj së cilë është ushtruar dhunë për 30 vite nga bashkëshorti i saj.

54-vjeçarja, Kimete Xhaferri tha se i shoqi është burgosur tre herë, për shkak të dhunës që ai ka ushtruar ndaj saj dhe fëmijëve.

Teksa ai është liruar, Kimetja thotë se edhe pse ka urdhër-mbrojtjeje, bashkëshorti vjen gati çdo natë afër banesës dhe e kërcënon vazhdimisht. Kërcënime, ajo ka marrë edhe nga kunati i saj.

“30 vjet dhunë, durim, durim. Pijaneci kurrë nuk u bë njeri. Ai vetëm pi, shkon në kurbet, pi, nuk sjell para në shtëpi. U thotë njerëzve, unë do ta dhunoj, do ta djeg me shtëpi, do ta djeg me fëmijët, shtëpia është e babait tim. Edhe kunati, më ka marrë në telefon. Kam shkuar kam bërë denoncim te oficeri i policisë në Kukës, i kam thënë më kërcënon kunati me fjalë banale. E kam ndërruar numrin e telefonit, më kërcënonte gjithë ditën. Jo, nuk e di kush janë këto socialet.

Vetëm thonin ec, urdhër-mbrojtjeje. Kur më jepnin urdhër-mbrojtjeje, ai prapë vinte. Ata i thonin mos hajde në shtëpi, duhet të qëndrosh 500 metra larg. Ai prapë vinte, thyente derën. U thotë njerëzve do ta pres. Unë e mbyll portën. Nuk vjen këtu ditën ai, vetëm natën. U thotë njerëzve, të dalë se do ta pres. Vajzën ma ka dhunuar. Kam shkuar te polici i zonës, bëra denoncimin e kunatit. I thashë, po më kërcënon kunati, si e liruat burrin tim? Ai tha që dënimin e ka bërë dhe do vijë në shtëpi. Tha që nuk ka bërë ndonjë gjë tragjike, dhunë, gjak. Këtë përgjigje ma ka dhënë polici i zonës”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026