U gjenden 30 kg kokainë në makinë, arrestohen dy shqiptarë në Zvicër

24 Prill 2025 | 21:23

Javën e kaluar, rojet kufitare të Ticinos në Zvicër ndaluan dy shqiptarë, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar, të cilët po transportonin 30 kilogramë kokainë në makinën e tyre në Mendrisiotto.

Sipas hetimeve fillestare, droga nuk ishte e destinuar për tregun zviceran ndërsa dy të arrestuarit, banues në Shqipëri, u kapën gjatë një kontrolli rutinë nga punonjësit e Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (UDSC), të cilët zbuluan drogën të fshehur në automjetin me të cilin udhëtonin dy shqiptarët.

Në një deklaratë të publikuar të martën, Prokuroria Publike, Policia Kantonale e Ticinos dhe UDSC njoftuan se hetimi tani është i koordinuar nga prokurori publik Luca Losa, dhe synon të zbardhë origjinën dhe rrugën e kokainës.

Ndërkohë, të dy personat janë marrë në pyetje dhe janë akuzuar për shkelje të Ligjit Federal për Narkotikët. Sipas mediave zvicerane hetimet për këtë rast janë ende në vazhdim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se është përgjegjës për zjarrin që përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore në...
16:18 | 04/07/2026

I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

Erjon Llapushi, i dënuar për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku pas ngjarjes së ndodhur në tetor 2021 në një restorant në Labinot të Elbasanit, ka...
15:40 | 04/07/2026

Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga avokati Gentian Serjani, përfaqësues ligjor i të arrestuarit Niko Qarkaj, se klienti i...
15:14 | 04/07/2026