U gjet i varur në Bruksel, gazetari: Mesazhi që u mbërriti të njohurve të shqiptarit
Gazetari shqiptar në Belgjikë, Fatos Mahmutaj, ka dhënë një prononcim për Euronews Albania lidhur me ngjarjen e rëndë që ka tronditur Brukselin, ku një shtetas shqiptar është gjetur i varur në një tabelë sinjalistike në unazën e madhe të qytetit.
Sipas Mahmutajt, viktima u gjet pranë lagjes Anderlecht, një zonë në jugperëndim të Brukselit, ku kryqëzohen disa nga arteriet kryesore të qarkullimit dhe ndodhet një qendër e njohur tregtare.
“Viktima u gjet jashtë lagjes Anderlecht, që është një nga lagjet jugperëndimore të Brukselit, një nga ato lagje ku kryqëzohen shumë prej rrugëve dhe arterieve kryesore të Brukselit. Aty pranë është një qendër e njohur tregtare dhe diku aty afër, në një nga tabelat e rrugës, u gjet ky person i varur me një kabllo”, tha Mahmutaj.
Gazetari Mahmutaj theksoi se viktima nuk ishte i njohur për precedentë penalë, ndërsa hetimet po zhvillohen mbi tre pista kryesore, ku sipas policisë belge pista e parë lidhet me një konflikt të mundshëm me persona nga bota e krimit; pista e dytë është përfshirja e mundshme në trafikun e drogës dhe pista e tretë është vetëvrasja.
Hetuesit po e marrin seriozisht edhe pistën e vetëvrasjes, pasi disa të njohur të viktimës kanë marrë një mesazh misterioz nga telefoni i tij, ku ai shkruante: “Unë po iki në botën tjetër.”
“Viktima nuk njihet si njeri me precedentë penalë. Pista numër një flet për përfshirje në krime të rënda, por kjo bie ndesh me faktin që personi nuk njihet me precedentë kriminalë. Pista dy, për përfshirje në trafik droge, nuk është se ka prova, por kemi një provë të një mesazhi telefonik që ka ardhur nga telefoni i viktimës dhe i është dërguar të afërmve, ku thuhet: ‘Unë po shkoj në botën tjetër'”, tha gazetari.
Sidoqoftë, dyshime janë ngritur edhe për një skenar vrasjeje, për shkak të mënyrës së çuditshme dhe të pazakontë se si është gjetur trupi.
Mahmutaj shtoi se ekspertët mjeko-ligjorë dhe prokurorët kanë qenë në vendngjarje, por ende nuk ka një përfundim zyrtar.
“Me të drejtë, hetimet ngrejnë pistën e ekzekutimit, sepse thonë: nëse ky donte të vetëvritej, mund të vetëvritej në shtëpinë e vet dhe jo të dilte atje. Kjo ka ngritur dyshime, por derisa të sqarohet, është e tepërt të flasim në këto momente”, tha ai.
Gazetari tha se spekulimet për një ekzekutim të ngjashëm me ato të karteleve meksikane janë bërë nga media belge, për shkak të mënyrës së lidhjes së trupit me kabllo elektrike – një metodë që ngjason me disa raste të dokumentuara në Meksikë.
Por, sipas gazetarit, një krahasim i tillë është i nxituar dhe i rëndon padrejtësisht shqiptarët që jetojnë në Belgjikë.
“Hipotezat për vrasje të ngjashme me kartelët meksikanë janë hedhur nga gazetarët belgë, duke marrë parasysh formën si është gjetur viktima — i lidhur me një kabllo elektrike. Ata kanë hedhur këtë ide pasi të tilla ekzekutime janë kryer nga kartelë në Meksikë”, thotë Mahmutaj.
I pyetur nga gazetari Ilir Kazaferi nëse është e mundur që viktima të jetë vetëvarur, Mahmutaj u shpreh se kjo hipotezë nuk përjashtohet, veçanërisht për shkak të mesazhit që ai dërgoi.
“Pistën e vetëvrasjes e forcon mesazhi që u ka mbërritur të njohurve të tij ku shkruhet se ai po ikën në botën tjetër. Sa i përket vendit ku është gjetur, ka qenë një vend me bimësi. Ka qenë person pa background kriminal. Paralelizmi me kartelët meksikanë thjesht rëndon komunitetin shqiptar, por jo se zgjidh diçka. Shumë shpejt priten konkluzionet zyrtare. Drejtësia belge funksionon në mënyrë efikase, ndaj duhet të presim hetimin për të kuptuar të vërtetën. Trupi është marrë nga mjekësia ligjore dhe për momentin nuk ka asnjë deklaratë zyrtare,” tha gazetari Mahmutaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës