U kap në flagrancë duke shitur kanabis, arrestohet 21-vjeçari, e pëson dhe blerësi

16 Korrik 2025 | 10:01

Një 21-vjeçar, i identifikuar si Fiorel Licenji, është arrestuar nga Policia e Korçës në kuadër të operacionit të koduar “Split”, të ndërmarrë për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

I riu dyshohet se shiste doza kanabisi në lagjen nr. 8 të qytetit. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi disa doza të gatshme për shitje, një celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal.

Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë një 29-vjeçar, i identifikuar si M.K., pasi u kap në flagrancë me doza kanabisi që dyshohet se i kishte blerë nga 21-vjeçari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026