U kap në Rinas me armë në valixhe, Gjykata e Tiranës lë në burg të riun nga Kosova
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg të riun nga Kosova Daors Gashi, që u kap me armë zjarri në vijën e kalimit kufitar të Rinasit, me destinacion Italinë.
Para togave të zeza ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim sikurse para OPGJ, se çanta ishte e tij por nuk e ka futur ai psitoletën brenda.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, më datën 20.06.2024, në oren 07:10 gjatë skanimit në pikën e operimit, udhëtarit Daors Gashi, që udhëtonte nga Tirana për në Romë-Ciampino, është vënë re në dukje imazhi i një arme zjarri pistoletë.
Në lidhje me këtë fakt janë njoftuar shërbimet policisë, të cilët pasi kanë marrë kontakt me punonjësit e sigurisë së skanerit, këta të fundit kanë treguar bagazhin dhe personin që i përkiste bagazhi. Nga punonjësit e policisë është kryer identifikimi i këtij shtetasi, dhe rezulton se bashkë me këtë shtetas ka qenë duke udhëtuar edhe shtetasi E.H.
Nga kontrolli në vijën e dytë, u konstatua se në çantën e shpinës së Gashit ndodhej një armë zjarri e llojit pistoletë e markës “Blo W Mini Mood 2003”, kalibër 8 mm, me krehër brenda të cilit ndodheshin 2 (dy) fishekë.
Nga hetimi rezulton ẹ provuar se në datën 20.06.2024, në orën 07:10 gjatë skanimit në pikën e operimit PAX-01, në Aeroportin “Nënë Tereza”, pasagjerit Daors Gashi, me shtetësi kosovare, me numër pasaporte xxxxx, që udhëtonte nga Tirana për në Romë-Ciampino, me Ryanair, me numër fluturimi FR8360, është vënë re në dukje imazhi i një arme zjarri pistoletë.
Në lidhje me këtē fakt janë njoftuar shërbimet policisë, të cilët pasi kanë marrë kontakt me punonjësit e sigurisë së skanerit, këta të fundit kanë treguar bagazhin dhe personin që i përkiste bagazhi. Nga punonjësit e policisë është kryer identifikimi i këtij shtetasi, i cili është identifikuar si shtetasi Daors Gashi, i datëlindjes xx.xx.2001.
Rezulton se bashkë me këtë shtetas ka qene duke udhetuar edhe shtetasi E.H, i datëlindjes xx.xx.2001. Në këto rrethana, shërbimet e policisë kanë kërkuar nga kēta dy shtetas që të kalonin në vijën e dytë, me qëllim verifikimin e sendeve në bagazhet e tyre.
Rezulton se në bagazhin e shpinës së shtetasit Daors Gashi shtë konstatuar një armë zjarri e llojit pistoletë e markës “Blo W Mini Mood 2003”, ngiyrë gri dhe me dorezë me ngiyrë të zezë, kalibër 8 mm, me numër 5-167666, me krehër brenda të cilit ndodheshin 2 (dy) fishekë. Në funksion të hetimit oficeri i policisë giyqësore ka kryer sekuestrimin e armës.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 07:14 Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)