U komentua për pjesëmarrjen në protestën e Berishës, reagon Tabaku

8 Korrik 2022 | 09:57

Deputetja demokrate Jorida Tabaku e ka cilësuar një detyrim pjesëmarrjen në protestat e demokratëve, në përgjigje të komenteve të një dite më parë në drejtim të saj nëse do të ishte apo jo në tubimin e organizuar nga Sali Berisha.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Tabaku shprehet se me gjithë pjesëmarrjen masive, protesta e një dite më parë nuk mundi ta largojë Ramën nga pushteti, ashtu siç nuk kanë mundur ta bëjnë protestat e PD në 9 vjet opozitë.

Sipas saj, që kjo të ndodhë Shqipëria ka nevojë për një shpresë të re.

“Por që pas 3 vjetësh të tjera me po këtë kryeministër dhe pas të tjera protestave si kjo,  Edi Rama të mos rrëmbejë mandatin e katërt, Shqipëria ka nevojë për një shpresë të re.  Këtë nevojë protestat as nuk e plotësuan deri dje, as nuk do ta plotësojnë dot deri asnjëherë. Sepse për këtë nuk mjafton të mbledhësh njerëz për të protestuar”, shkruan Tabaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026