U konfliktua për një parkim dhe dhunoi shqiptarin, në pranga një prej turqve

7 Qershor 2025 | 10:58

Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin turk Hasan Dembiras, 26 vjeç lindur në Turqi dhe banues në Kosovë, si autor që ka goditur 54-vjeçarin Adriatik Mollanji mbrëmjen e djeshme në një  konflikt të dhunshëm.

Ngjarja erdhi si pasojë e një konflikti për parkimin, kur një grup shtetasish turq, u konfliktuan me 54-vjeçarin Adriatik Mollanji.

Gjatë konfliktit, Mollanji është shtyrë dhe është rrëzuar në tokë duke u dëmtuar në pjesën  e pasme të kokës. Ai mori mjekimin në Spitalin e Sarandës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia shoqëroi  grupin e të rinjve turq në Komisariat ku pas hetimeve, arrestoi njërin prej tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026