U ‘kryqëzua’ për golin, Shakohoxha del krah Hysajt: Ai mbante flamurin që i vogël

17 Qershor 2024 | 21:32

Gazetar sportiv dhe komentatori, Dritan Shakohoxha, ka dënuar linçimin publik që i’u bë futbollistit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, pas gëbimit që bëri në momentin e golit të Italisë, në ndeshjen e së shtunës në Dortmund.

Shakohoxha tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se Hysaj ka qenë një nga futbollistët që ka luajtur më shumë ndeshje me Kombëtaren.

Ai tha se Hysajn e mban mend që fëmijë në Shkodër, kur mbante flamurin shqiptar mes shiut në një ndeshje të zhvilluar me Rusinë në atë kohë.

Sipas Shakohoxhës, pavarësisht gabimeve në fushën e lojës, asnjë futbollist nuk duhet linçuar.

“Kombëtarja jonë është në një nivel të lartë të jashtëzakonshëm. Është në një nivel aq të lartë sa mblodhi 50 mijë shqiptarë. Jemi mërzitur të gjithë që n aka mundur 2-1 Italia, imagjino sa e fortë është kjo skuadër dhe sërish jemi mërzitur.

Nuk jam dakord për lançimin publik ndaj Hysajt dhe ndaj asnjërit futbollist të Kombëtares. Unë Hysajn e mbaj mend më shumë se 20 vite më para, ku në Shkodër një fëmijë i vogël rreth 12 vjeç mbante flamurin e Shqipërisë kur vendi ynë luante kundër Rusisë në stadiumin e Shkodrës, në atë fitore të Shqipërisë me rezultatin 3-1.

Ishte një nga ata fëmijët që në atë shiun rrebesh që binte dhe mbante flamurin e Shqipërisë, që para se skuadra të hynte në fushën e lojës.

Hysaj është nga një fshat i Shkodrës dhe është stërvitur që fëmijë për t’u bërë futbollist, me ëndrrën për të dhënë gjithçka për përfaqësuesen shqiptare. Një nga lojtarët me më shumë ndeshje që ka Shqipëria, mbi 80 ndeshje. Një super-profesionist, super lojtar”, tha Shakohoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026