“U kursyen drejtorë policie të përfshirë në krime”, Harlicaj: U gjetën bisedat…
Gazetari Eraldo Harlicaj tha këtë të premte në “Good Morning Albanians” se ndihej i keqardhur që gjatë raportimit të ditës së djeshme nga Policia e Tiranës për megaoperacionin “Tempulli”, nuk u përmendën emra të drejtuesve të policisë të përfshirë në krime.
Ai tha se si gazetar ka hetuar të gjithë operacionin, ndërsa shtoi se në telefonin e të arrestuarit Enea Sulejmani janë gjetur kontakte shqetësuese me njerëz në radhët e policisë së shtetit.
“Unë kam hetuar të gjithë aksionin dhe kam pasur dijeni që në momentin që është zbërthyer telefoni i Enea Sulejmanit. Aty janë parë lidhje shqetësuese të tij. Mbeta pak i zhgënjyer kur nuk pash persona të policisë të arrestuar. Unë nuk do zbuloj emra, por shpresj të ketë një aksion të dytë ku të bëhet një pastrim në radhët e policisë nga këta individë. Unë flas për nivele drejtorësh”,-tha Harlicaj.
Ai tha se këta drejtorë që mbështesim personazhe të krimit, gjenden lehtësisht pasi me krenari veshin aksesorë të shtrenjtë e kanë makina të shtrenjta të cilat nuk mund të justifikohen me rrogat që ata marrin.
Harlicaj tha gjithashtu se pas çdo ngjarje kriminale në Shqipëri ka drejtorë policie të përfshirë, të cilët ndajnë përqindjet e fitimeve së bashku.
“Çdo aktivitet kriminal në Shqipëri është e pamundur të mos ketë një dorë mbrojtëse, është e pamundur të mos jetë dikush nga autoritetet që ofron mbrojtje. Nëse kemi një call-center, është e pamundur të vazhdohet nëse nuk i thotë një drejtor policie vazhdo dhe të ndajnë përqindje së bashku, kështu ndodh me qendrat e prostitucionit, qendrat e masazhit”,-tha gazetari Harlicaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen