“U martova në luftë”/ Këshilltari i Zelensky-t: Dashuria duhet të prevalojë
Shqipëria ka mirëpritur dje për herë të parë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Po ashtu për herë të parë pritet të mbahet sot një Samit dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dy vjetori i nisjes së agresionit rus në Kiev.
Lideri ukrainas do të jetë i pranishëm në këtë event ku do të marrin pjesë edhe disa nga
Denys Ganxha, anëtar i Këshillit të Çështjeve Rinore ishte këtë mëngjes në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku tregoi se është martuar gjatë luftës.
Ai theksoi se Rusia kërkon që t’i shkatërrojë por që nuk do ia dalë.
“Ata duan të na shkatërrojnë nga brenda por ne nuk do ta lejojmë këtë gjë. Nuk mund të ja dalësh vetëm në luftë, por dhe në jetë është vështirë të jesh vetëm. Dashuria duhet të prevalojë, duhet të jetë mbi gjithçka”-tha ai.
zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore.
Në axhendën e tij, Presidenti i Ukrainës pritet të ketë disa takime bilaterale, mes të cilave me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, megjithëse detajet e vizitës, nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht për shkak të nivelit të lartë të sigurisë mbi të cilin do të zhvillohet kjo vizitë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes