‘U penalizuam për Kosovën’, Brnabiç: Do kishim sukses nëse do vendosnim sanksione
Mos vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, po dëmton pozitën e Serbisë në dialogun me Kosovës. Kryeministrja serbe thotë se Beogradi po paguan kosto nga mbështetja që po i jep Presidentit Putin.
Kruyeministrja e Serbisë Ana Brnabiç thotë se pozicioni i Beogradit në dialogun me Serbinë do të ishte më i favorshëm nëse qeveria do të kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Në një intervistë për median serbe, kryeministrja Brnabiç është shprehur se qeveria dhe presidenti Aleksandër Vuçiç sot po paguajnë çmimin për mbushjen që i kanë dhënë Vladimir Putin.
Sipas saj, Serbia do të kishte më shumë favore nga ndërkombëtarët gjatë negociatave për Kosovë, nëse politika e jashtme do të kishte ndryshuar.
Që nga nisja e luftës në Ukrainë, Serbia nuk ka pranuar të vendosë sanksione ndaj Kremlinit.
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar shpesh herë se nuk mbështet luftën, por për shkak të rrethanave specifike, Rusia ka mbështetje te populli serb.
Në Beograd janë zhvilluar disa herë protesta të partive nacionaliste ku mbështet pushtimi rus i Ukrainës. Gjithashtu, në radhët e mercenarëve që marrin pjesë në luftime në krah të Rusisë, nuk mungojë dhe mjaft qytetarë serbë.
Ky qëndrim i qeverisë serbe ka bërë që Bashkimi Europian disa herë të kërkojë nga Beogradi ndryshimin e linjës së politikës së jashtme.
Muajt e fundit, çështja e raporteve Bograd-Moskë është vendosur dhe si kusht në procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Europian.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë