“U përdorën dhe klerikët myslimanë”- Sinani: BDI hodhi 100 mln euro në fushatë

11 Maj 2024 | 19:41

Opinionisti Arsim Sinani, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku komentoi rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ku Fronti Europian me në krye BDI-në, doli forca e dytë në vend.

Sipas tij, diferenca e koalicionit të BDI me Vlen, u arrit përmes presioneve shtetërore dhe përdorimit të administratës, bashkë dhe me predikimet e klerikëve fetarë myslimanë.

Ai shtoi se sipas informacioneve jo zyrtare, BDI ka përdorur në fushatë rreth 100 mln euro.

Sinani nënvizoi se me hyrjen në qeveri të koalicionit Vlen do të ketë një epokë të re në marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, ku shqiptarët do të kenë pushtet real dhe nuk do të kenë thjesht poste kozmetike.

“Po bëj një retrospektivë me çfarë jemi përballur në këto zgjedhje. Në informacionet e mia jo zyrtare, flasin që 100 mln euro janë përdor nga BDI dhe fronti opozitar në këto zgjedhje. Një ndërhyrje e fuqishme mediatike, shtetërore, me polici, përfshi dhe klerikët e besimit myslimanë që kanë propaganduar për këtë koalicion, bashkë me minoritetet. Këtu është bërë kjo diferencë e madhe, presioni i madh ndaj administratës. Po marr një rast të familjarëve të mi ku i është thënë se duhet të paraqiteni se nuk i plotësoni kushtet. Imagjinoni kuçedrës iu pre koka dhe Maqedonia e Veriut hyn në një fazë të re të marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase. Ne do të përpiqemi që shqiptarët e Maqedonisë të mos kenë poste kozmetike, apo vizuale, por të kenë pushtet real”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026