U përjashtuan nga ndihma, 50 punonjëse të fasonerisë në Korçë dalin në protestë

23 Prill 2020 | 14:58

50 punonjëse të një fasonerie në qytetin e Korçës kanë protestuar përpara Drejtorisë Rajonale të Tatimeve. Ata shprehen se, që prej datës 9 mars janë të papunë dhe se janë hedhur në rrugë si nga privati edhe nga shteti. Papunë dhe pa një mbështetje nga shtetit, ato tregojnë vështirësitë në të cilat gjenden për të përballuar shpenzimet jetike.

“Punojmë në biznes  të madh, asnjëri nuk ofron ndihmë. I nxorën punëtorët në rrugë. Për të paguar drita dhe ujë, jemi me kredi. Më erdhi zyra e përmbarimit të më bllokojë shtëpinë. Të bëjë derman Edi Rama se kemi nga 34 vite punë me sigurime dhe të mos marrin me ndihmë, por të marrin ata që janë në punë të zezë është gjynah”, shprehet një prej punonjësve e përlotur.

“Pesë veta jam unë, jam me qira, ku do t’i gjej unë paratë që të paguajë qiranë, ujë dhe dritat? Po për të ngrënë?”, deklaron një tjetër punonjësve që gjithashtu nuk është përfshirë në paketën e ndihmës nga qeveria.

“Kemi 20 e ca vite që punojmë për këtë pronar dhe tani na hodhi në rërë. Kemi komunikuar dhe na thotë që nuk u takon. Shteti thotë 400 mijë lekë, këta thonë nuk të takon. Pse nuk më takon mua? Ku të shkojmë?”, thotë një tjetër punonjëse e pushuar nga fasoneria.

I kontaktuar nga Euronews Albania, pronari i fasonerisë është shprehur se ka aplikuar për të gjithë punonjësit që të marrin pagën e premtuar. Data e mbylljes së biznesit është bërë shkak për refuzimin e pagës, pasi mbyllja ka ndodhur në datën 9 mars, ndërsa kryeministri Rama ka deklaruar se vetëm biznesi që është mbyllur në datën 11 Mars do të përfitojë pagën në fjalë. Ndërsa zyrtarë e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve shprehen jashtë kameras se nuk është në kompetencën e tyre zgjidhja e kësaj situate.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026