U përplas në stacionin e urbanit, kush është 21-vjeçarja shqiptare që vdiq në Greqi

1 Prill 2024 | 18:52

Mediat e huaja, kanë publikuar fotot e dy viktimave në Greqi mes tyre dhe 21-vjeçarja shqiptare.

Mëngjesin e ditës së sotme një 21-vjeçare shqiptare dhe një 68-vjeçare greke, humbën jetën në pritje të autobusit në stacionin Patridas në Veria, kur papritur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, hyri në drejtim të kundërt dhe u përplas me ta.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme 68-vjeçarja, e cila është hedhur rreth 25 metra larg, ndërsa 21-vjeçarja është dërguar e plagosur rëndë në spitalin e Verias, ku për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë.

“Ne zbritëm dhe pamë se çfarë ndodhi. Kishte një zhurmë të madhe. Ishte si tërmet! Nuk ka fjalë, çfarë të them. Humbëm një nga fqinjët tanë më të rinj. Pashë makinën në oborrin tim dhe gruaja u hodh 25 metra. Nuk e pashë fare vajzën. Të dy prisnin të shkonin në Veria. Shoferi tha se kishte marramendje”, tha një banor, duke përshkruar pamjet tronditëse që ka parë.

Në vendngjarje kanë qenë miqtë dhe kolegët e 21-vjeçares, të cilët dukshëm të tronditur nga ngjarja dhe me fjalët që u kanë dalë nga goja me vështirësi kanë thënë: “Vajza po priste këtu në stacionin e autobusit për të shkuar në spital për të parë tezen e saj. Ajo ishte duke studiuar për infermieri

Shoferi 64-vjeçar, i cili dyshohet se nuk ishte mirë dhe për këtë ka humbur kontrollin e makinës, për pasojë ka shkuar në drejtim të kundërt dhe ka shkaktuar aksidentin, është arrestuar, por me urdhër verbal të prokurorit është lënë i lirë, ndërsa po trajtohet me plagë të lehta në spitalin e Verias.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një shtetase amerikane, e cila mbahej e burgosur në Iran që prej dhjetorit 2024, është liruar. Përmes një...
10:46 | 16/07/2026