English

U përplasën në takimin e Ramës në Milano, aktivistët në Review: Ja qëllimi që kishim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Milano u shoqërua nga një incident këtë të diel.

- Advertisement -

Studentët e diasporës që shpalosën banderolën “Dua te votoj 2025” në parlament nuk janë lejuar dhe janë nxjerrë me dhunë nga stadiumi në Milano.

Në emisionin Review në Euronews Albania grupi i aktivistëve që ishin pjesë e nismës së sotme treguan se qëllimi i vetëm ishte që të hapnin banderolën dhe të thërrisnin në kor ‘vota e diasporës’ për të sensibilizuar kryeministrin dhe të tjerët të pranishëm.

“Qëllimi i vetëm ishte që të shpalosnim banderolën dhe në kor të thërrisnin vota e diasporës për të tërhequr vëmendjen e kryeministrit dhe të tjerëve, nuk arritëm të bënin më shumë pasi pas 15 sekondash njerëz nga salla u përpoqën të na nxirrni me dhunë”, u shpreh Arlida Lleshi, një nga aktivistet.

“Ishte ushtrim dhune, thjesht na tërhoqën me forcë nga vendi. Ata nuk e kishin idenë se për çfarë ishim ne aty dhe se çfarë shkruhej në atë banderolë. Një prej tyre ishte pranë nesh më parë dhe kur i treguam banderolën na tha; ‘shumë mirë, bravo’, dhe në momentin që ne tentuam të hapnin banderolën ai u lëshua bashkë me njerëz të tjerë duke na kapur me dhunë për të na nxjerrë jashtë”, tregoi një tjetër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?