U qëllua me armë nga nxënësi 6-vjeçar, mësuesja kërkon 40 mln dollarë shpërblim
Një mësuese në Virxhinia, e cila u qëllua nga nxënësi i saj gjashtëvjeçar, ka ngritur një padi prej 40 milionë dollarësh kundër zyrtarëve të shkollës, duke pretenduar neglizhencë të madhe për injorimin e shenjave paralajmëruese.
Padia, e ngritur të hënën, argumenton se të pandehurit e dinin se fëmija “kishte një histori të dhunës të përsëritur”.
25-vjeçarja Abigail Zwerner u qëllua më 6 janar në dorë dhe në pjesën e sipërme të gjoksit dhe kaloi dy javë në spital.
Mësuesja e shkollës është operuar katër herë. Djali e solli pistoletën në çantën e shpinës në shkollën fillore Richneck në Newport News, një qytet me rreth 180,000 banorë në veri-perëndim të Virginia Beach.
Pasi u qëllua nga djali i paidentifikuar, zonja Zwerner i çoi studentët e tjerë në një vend të sigurt përpara se të thërriste ndihmë për veten e saj.
Sipas ankesës së bërë nga mësuesja, dy ditë para se të hapte zjarr ndaj zonjës Zwerner, djali kishte marrë celularin e mësueses dhe e kishte thyer në tokë. Për këtë ai kishte marrë një pezullim njëditor.
“Të gjithë të pandehurit e dinin se John Doe i sulmonte si mësuesit ashtu edhe nxënësit e tjerë dhe motivimi i tij për të plagosur drejtohej ndaj kujtdo në rrugën e tij, brenda dhe jashtë shkollës, dhe nuk ishte i kufizuar vetëm tek mësuesit gjatë kohës që ishte në shkollë”,-thuhet në padi.
Abigail Zwerner tashmë po kërkon dëmshpërblim për dëmtime të përhershme trupore, dhimbje fizike, ankth mendor, shpenzime dhe dëme të tjera, thuhet në padi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022