U qëllua me plumb në kokë, zbardhet vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali

10 Janar 2025 | 13:50

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e Artan Kajës, 52-vjeçarit me origjinë shqiptare, pronar i një kompanie të vogël transporti të automjeteve, në fshatin Lunata, të Italisë. Në fillim, ngjarja ishte trajtuar si një vdekje natyrore, por hetimet intensive të kryera nga autoritetet italiane kanë zbuluar se kemi të bëjmë me një vrasje.

Trupi i pajetë i Kajës u gjet pas orës 20:00 të së martës pranë një magazine të kompanisë së tij, ndërsa në fillim u dyshua se ai mund të kishte vdekur për shkak të një aksidenti apo ndonjë sëmundjeje. Autopsia zbuloi se viktima kishte një plagë në kokë që ishte shkaktuar nga një e shtënë me armë zjarri.

Policia italiane arrestoi një 50-vjeçar, me kombësi shqiptare dhe banues në komunën e Capannorit, si autor të vrasjes.

50-vjeçari ka pranuar se e ka pritur Artanin në një zonë të shkretë të fabrikës dhe e ka qëlluar për vdekje pas një debati për çështje pune. Mësohet se disa javë më parë, viktima dhe autori kishin pasur një përplasje të ashpër, e cila mund të ketë çuar në ngjarjen tragjike.

Në një deklaratë për mediat, hetuesit kanë pohuar se arma e krimit ende nuk është gjetur.

Kaja, i njohur nga komuniteti lokal si Toni, ka punuar për shumë vite si kontraktues në fabrikën e letrës Smurfit Kappa në Lunata, ku ishte përgjegjës për lëvizjen e materialeve të përdorura në prodhim.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe për të siguruar prova të tjera të lidhura me krimin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026